top of page

Përse disa individë mësojnë më shpejt se të tjerë? Ja çfarë ndodh me trurin




Nga Dr. Fatjona R. Lubonja

Perse disa individë kanë aftësi të mësojnë më shpejtë ndërsa disa të tjerët kërkojnë më shumë kohë për të mësuar? Ka shumë faktorë që ndikojnë në aktivitetin a trurit gjatë procesit të akumulimit të informacionit dhe kuptimit të tij. Aftësia individuale për të mësuar është një proces kompleks dhe influencohet direkt nga aktiviteti i qelizave te trurit dhe rrugëtimi qe ato marrin gjatë këtij procesi. (Bassett, et al., 2015)

Por, si e influencon truri shpejtësinë e të mësuarit?

Truri reagon për ç’do informacion që i jepet me një shpejtësi rreth 200 mil/s për ç’do inpuls. Disa element që aktivohen gjatë këtij procesi janë: aktiviteti i qelizave nervore të trurit, rrugëtimi qe ato marin gjatë ketij procesit dhe ndërveprimi i tyre midis rajoneve të ndryshme të trurit. Përshembull, truri i disa individëve (fëmijë apo te rritur) që duan më shumë kohë të mësojnë, rekruton apo aktivon pjesë të panevojshme (jo specifike) të trurit të cilat aktivizojnë më shumë rrugëtime të qelizat nervore. Ndërsa truri i disa individëve (fëmijë apo të rritur) që kërkon më pak kohë të mësojnë, ka aftësi ta kufizoj aktivitetin e qelizave nervore vetëm në pjesët e nevojshme (specifike) të trurit. Në mënyrë më të thjeshtë mund të shpjegohet që truri aktivizon qelizat nervore në një rrugëtim më të shkurtër apo më të gjatë për sejcilin ngacmim informativ të adaptuar sipas ç’do individi. Megjithëse ky process është një ndër shumë aktivitetet që ndodhin në tru, direkt apo indirekt, është i rëndësishëm në zhvillimin e qelizave nervore brenda strukturës së trurit dhe sigurisht i rëndësishëm në procesin e të mësuarit.

Featured Posts
Check back soon
Once posts are published, you’ll see them here.
Recent Posts
Archive
Search By Tags
Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square
bottom of page