top of page

Rrugëtimi i një puthje. Truri dhe misteri i një puthje.


Nga Dr. Fatjona R. Lubonja Ed.D

“Një puthje” është përshkruar në mënyrën më romantike nga regjizori i shquar Italian, Giuseppe Tornatore ne filmin e tij Cinema Paradiso (1988, It./Fr.). Ashtu si puthjet romantike të montazhuara në monologun e karakterit të filmit qëndruan në memorjen e tij, ashtu qëndron dhe një puthje në memorjen e trurit.

Por, përse truri ka nevojë të memorizoj aktin e një puthje?

Misteri i një puthje qëndron në memorje gjatë por akti në vetvete konsiderohet nga neuroshkenca dhe psikologjia në forma të ndryshme. Një puthje karakterizon mënyrën se si ne reagojmë me njëri-tjetrin, kuptojmë njëri-tjetrin, dhe si rrjedhim ndërtojmë një lidhje, apo dhe jo-lidhje, me njëri-tjetrin. Mbi të gjitha, për trurin në veçanti, hapësira personale përreth ç’do individi është e rëndësishme sepse e lejon trurin kryesisht të kuptoj se si të reagoj për vetëmbrojtje (Graziano, M., 2013; 2018).

Por, si rrugëton një puthje për trurin?

Ne aktivitetin e trurit ndodh dicka interesante kur dikush të vjen pranë. Disa qeliza nervore specifike bëjnë një veprim të shpejtë dhe rrotullohen apo drejtohen drejt personit që të vjen pranë. Këto qeliza nervore janë shumë të sakta në veprimet e tyre. Ato përgjigjen kur një person (ose ç’do gjë tjetër) afrohet në drejtim të trupit ose të prek lehtë lëkurën. Aktiviteti specifik i këtyre qelizave nervore vepron edhe kur nuk je në gjëndje ta shikosh personin (apo objektin). Më thjesht mund të thuhet se nuk ka rëndësi nëse është ditë apo natë, me djell apo me hënë, keto qeliza nervore aktivohen njësoj në mënyrë inkoshiente (Graziano, M., 2018)

Jo vetëm që ato jane specifike në veprimet e tyre por janë gjithashtu të orientuara me ç’far angazhohen. Si rrjedhim, disa qeliza nervore mund të jenë specifike për anën e majtë/djathtë të fytyrës, të tjera në krahun e djathtë/majte, disa te tjera përgjigjet kur preket lehtë lëkura, etj... Shpejtësia e reagimit të këtyre qelizave nervore është shumë e lartë, gati 200 n/spikes për sekondë (Graziano, M., 2018).

Featured Posts
Check back soon
Once posts are published, you’ll see them here.
Recent Posts
Archive
Search By Tags
Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square
bottom of page