Shqiptarët, aftësia e të mësuarit gjuhë të ndryshme dhe aktiviteti i trurit.

March 20, 2018

 

Nga Dr. Fatjona R. Lubonja

 

Shqiptarët ndër vite kanë praktikuar një aftësi të përdorimit të gjuhëve të ndryshme, përfshij këtu gjuhën e lindur, gjuhët e mësuara gjatë rritjes dhe dialekted. Ky është një fenomen i rëndësishëm që kërkon reflektimin e një mendimi analizor, edhe pse thjeshtë mund të diskutohet si një hipotezë. Për më tepër popullsia shqip-folëse është një popullsi emigruese (INSTAT, 2018) duke u bërë pjesë e një fenomeni të përdorimit të gjuhëve të ndryshme.

Çfarë janë gjuhët komunikuese për të trurit?

Sipas studimeve neuro-gjenetike “gjuhësia” buron nga gen komplex por në vecanti gjendet ne genin i quajtur FOXP2. (Marcus, G., & Fisher, S. 2003). Procesi i gjuhës përfshin jo vetëm pjesët ku konsiderohet si pjesë të rëndësishme të gjuhës tek lobi ballor (Broca dhe Wernicke), por edhe atë të kujtesës, perceptimit, vizualitetin, levizjet, emocionet, dhe më shumë.   

Si organizohen gjuhët në pjesët e trurit?

Aftësia për të mësuar dhe për të përdorur disa gjuhë është një fenomen i trurit (Hamrick, et al. 2018). Një faktor i rëndësishëm për këtë aktivitet është plasticiteti i trurit dhe mundësitë për të integruar informacione nga mjedisi për të rregulluar veprimtarinë e saj në përputhje me rrethanat. Më thjesht mund të shpjegohet se gjuha e lindur nuk eleminohet apo harrohet për tu zëvëndësuar nga një gjuhë tjetër. Megjithëse gjuha e lindur dhe gjuhët e tjera të mësuara në kohë të ndryshme aktivojnë shpeshherë të njëjtin pjesë të trurit, gjithsesi ato aktivojnë edhe pjesë të ndryshme të rrugëtimit të qelizave nervore. (Flinker, et al. 2015) Pra, truri e praktikon sistemin egzistues të qelizave nervore por gjithashtu aktivon dhe shtegje të tjera të qelizave nervore për gjuhë të ndryshme.

 

Si rezultat një aktivitet qelizor i tillë është e rëndësishme për të vlerësuar idenë që të mësuarit dhe përdorimit të gjuhëve të ndryshme mund të riorganizoj strukturën e rrugëtimit të disa qelizave nervore. Rrjedhimisht, duke ju referuar ç’far diskutohet më siper, mësimi dhe përdorimi i gjuhëve në mënyre aktive është një faktor positive dhe i shëndetshëm për trurin dhe qelizat nervore.

Komunikimi nëpërmjet gjuhësisë është një aktivitet komplex i trurit (Fedorenko, E., et al. 2011), por truri nuk bën diskriminime përsa i përket mudësisë për të mësuar gjuhë të ndryshme. Ato mund të mësohen në ç’do moshë. Për Shqiptarët mundësia për të përdorur më shumë se një gjuhë është një factor positiv që mund të influencoj positivisht në zhvillimin e qelizave nervore. Si studiuese rekomandoj mësimin dhe përdorimin e gjuhëve të ndryshme në ç’do kohë apo moshë. Gjithashtu, ta praktikojnë këtë koncept tek fëmijët që në moshën më të re, kur hidhen hapat e para të mësimit të gjuhës.

 

#fatjonalubonja #Fatjona R. Lubonja

 

Share on Facebook
Share on Twitter
Please reload

Featured Posts

I'm busy working on my blog posts. Watch this space!

Please reload

Recent Posts
Please reload

Archive
Please reload

Search By Tags
Please reload

Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square