top of page

USA & Fondacioni Rockefeller si partnerë të rëndësishëm në themelimin e sistemit shkencor studimor.

Nga Dr. Fatjona Lubonja, Ed.D

Duke ju referuar historisë së Shtetit Shqiptar (Arkiva e Shtetit, 1924), Shqipëria e viteve 1920- ishte një shtet i ri, pa përvojë në fushën studimore epidemologjike apo shëndetësore. Pavarësisht nga kjo situatë gjatë viteve 1926-1936 në shqipëri ka pasur një iniciativë të rëndësishme nga USA, Fondacioni Rockefeller në fushën studimore, që mund të ketë qenë iniciativa më e madhe e bërë historikisht në Shqipëri e këtij lloji. Për herë të parë në Shqipëri ka patur një bashkepunim të mirëfilltë me karakter jo politik, por humultues, që solli ndryshime dhe përmirsime direkte në shëndetin e popullsisë shqiptare.


Studimet e bëra nga studiuesit Amerikan Dr. Hackett dhe Dr. Russell në Shqipëri gjatë viteve 1926-1936 kanë qënë të rëndësishme për popullsinë shqiptare. Në ato vite Shqipëria gjendej në një periudhë të vështirë nën ndikimin e sëmundjes epidemike të malarjes ( Hackett, 1927).

Fondacioni Amerikan nëpërmjet studiuesve ka luajtur një rol të rëndësishëm në hapjen e qëndrave të para humultuese, një inisiativë që rrjedhoi në formimin e sistemit shëndetsor me prioritet trajnimin e specialistëve shqiptarë. Për herë të parë në Shqipëri bëhej një investim i tillë në këtë fushë duke përfshirë investime në infrastukturë, institucione, klinika, laboratore, trainime në infermjeri dhe fellowship për doktorë specialist. Puna e bërë nga këta studiues për një dhjetëvjecar dhe nga personeli i specializuar shqiptar rrjedhoi në përmirësimin e shëndetit të popullsise se prekur nga semundja, parandalimin dhe deri në pothuajse eleminimin e epidemise se malarjes.


Korespondenca dhe dokumentet e mbajtur nga Dr. Hackett dhe Dr. Russell kanë rëndësi historike për Shqipërine. Ato jo vetëm që pasqyrojnë vendin dhe institucionet shtetërore të atyre viteve (shpjegime të metejshme do të jepen në artikujt pasardhës), por kanë vlera studimore për historinë e humultimeve të para të popullsisë. Ky studim ka vlera studiuese si i vetmi projekt kualitative dhe kuantitative me kohë të gjatë i bërë ndonjëherë nga studiues të huaj në Shqipëri. Ka qënë kërkesa e këtyre studiuesve të respektuar në botën akademikëve studiuese për të kryer humultime në Shqipëri duke sjellë shërbime, investime, dhe ndihmë direkte në popullsinë shqiptare. Në dokumented e bashkangjitur në këtë artikull vihet re propozimi dhe dëshira e studiuesve për të bashkpunuar me shtetin shqiptar dhe specialistë vendas duke i përkrahur ata me sponsorizim, financim dhe fellowship në Universitetet e Evropës.


Hackett & Lindsay, July 1 to September 30, 1930, Third Quarterly Report, Folder 2987, Box 247, Series 3, Folder Title: 704 - Albania -A-Z, International Health Division, Rockefeller Archive Center.

Hackett to Russell, December 2, 1927, Folder 3944, Box 310, Series 1, Letter 184, Folder Title: 704 - Albania -A-Z, International Health Division, Rockefeller Archive Center.

Përkthim: “I nderuar Dr. Rusell, Ju njoftoj se në zarf është vendosur një kopje e letrës të cilën ja kam adresuar sot Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë në referim të dhënies së Felloship për trajnimin e dy doktorëve shqiptarë në Itali gjatë vitit të ardhshëm”, i juaji Dr. Hackett

Diary 1936, February 15, 1936, RAC, Folder Title: 704 - Albania -A-Z, International Health Division, Rockefeller Archive Center.

Përkthim:”Albania: LWH diskutoi në detaj planet për Shqipërinë të cilat pranonin transferimin e punimeve të malarjes në komunat lokale gjithashtu në të njëjtën kohë zhvillimin e qëndrave shëndetësore. Demonstrimet për kontrollin e malaries, ai mendon, kanë vazhduar në një kurs ideal dhe problemet e shkaktuara nga situata praktike në terren ka kërkuar për investigime specialete të cilat kanë resultuar të kenë gjetur mjetet igenuine për të zgjidhur ato probleme. Nuk ka asnjë dyshim për suksesin e menjëhershëm të punës apo të inxhenuitetin e punëtorëve. Disa kanë spekuluar nv mundësitë e Shqiptarëve për të mbajtur avancimet e bëra. Me prezencën e kthimit të fellows, situata sigurisht është përmisuar shumë.

Planet në Qendrën e Shëndetit të Tiranës po marrin formë. Me sa duket do të këtë fonde të mjaftueshme për të ndërtuar ndërtesa speciale për të mbajtur personel gjatë vitit të parë ndërsa makineritë duhet të presin deri në vitin e dytë. Dr. Kuemal, Drejtori i Shëndetsisë, po merr rehabilitimin e shkollës së infermjerisë (ka patur një që drejtohej nga Francezët deri ca vite më parë). Ai dëshiron një Amerikan ta drejtoj. LWH mendon në qoftëse Zonjusha Goff do

ishte e interesuar; në qoftëse jo mund të ketë një mundësi që të jetë një infermjere Polake. Konsultohuni me FEC. ndërsa LWH ti shkruaj Zonjushës Goff.

LWH sugjeroi që Sulcebe ti jepet një pjesë në fushën e experiences në Evropë. Ai ndofta do të kaloj një muaj të përfitueshëm në Jugosllavi”

Resources

Hackett & Lindsay, July 1 to September 30, 1930, Third Quarterly Report, Folder 2987, Box 247, Series 3, Folder Title: 704 - Albania -A-Z, International Health Division, Rockefeller Archive Center.

Hackett to Russell, December 2, 1927, Folder 3944, Box 310, Series 1, Letter 184, Folder Title: 704 - Albania -A-Z, International Health Division, Rockefeller Archive Center.

Diary 1936, February 15, 1936, RAC, Folder Title: 704 - Albania -A-Z, International Health Division, Rockefeller Archive Center.

Featured Posts
Check back soon
Once posts are published, you’ll see them here.
Recent Posts
Archive
Search By Tags
Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square
bottom of page