Roli i ambasadorit amerikan Herman Berstein në shëndetësinë shqiptare.

SHBA nga 1926 në 1936 hulumtime dhe investime në shëndetësinë dhe infrastrukturën Shqiptare. (Pjesa e dyte)

 .

Nga Dr. Fatjona Lubonja, Ed.D–

 

Duke ju referuar artikullit të publikuar disa kohë më parë në  Opinion (https://opinion.al/shba-nga-1926-ne-1936-hulumtime-dhe-investime-ne-shendetesine-shqiptare/) mbi historinë e humultimeve gjatë, viteve 1926-1936 ky artikull është një vazhdim i një sërë shkrimesh me kontekst historik. Është e rëndësishme të theksohet ky moment historik ku midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka patur një bashkpunim të mirëfilltë me karakter humultues studimor. Ky bashkëpunim solli ndryshime dhe përmirsime direkte në shëndetësinë shqiptare, ndërtimi e sistemit humultues së parë në historinë e shëndetësisë epidemologjike dhe studimore, gjithashtu edhe disa projekte të rendesishme në infrasturkturë.

Duke ju referuar dokumentacionit të studimeve historike (Rockefeller Archive Center, 1930), bashkëpunimi midis dy shteteve ka qënë aktiv dhe mund të ketë qënë iniciativa më e madhe e bërë historikisht në Shqipëri nga Shtete e Bashkuara të Amerikës. Gjatë asaj periudhe, në Shqipëri kanë qënë të pranishëm dy nga studiuesit e nderuar Amerikan Dr. Hackett (Harvard University 1914), Dr. Russell (Columbia University 1893), dhe F. W Knipe inxhinieri rezident në Fondacionin Rockefeller të cilët ishin figura shumë të njohura në fushën studimore ndërkombëtare në eleminimin e epidemise së malarjes në Evrope, duke mos lënë mënjanë dhe vëndet e Ballkanit.

Gjithsesi, është e rëndësishme të theksohet se përgjate asaj periudhe një rol të rëndësishëm ka luajtur dhe Ambasadori Herman Bernstein, USA Ministër në Shqipëri në vitet 1930-1933 (YIVO Archives, RG 713) . Pergjatë asaj periudhe, Shqipëria gjëndej në momente të vështira ekonomike si pasojë e formimit të shtetit të ri dhe më vonë tranzicionin e politikes nga parlamentare në monarki (Arkiva e Shtetit, 1927-1930).

Ambasadori Herman Berstein luati një rol pozitiv dhe tregoi interes në këtë investim dhe ndihmë humanitare për Shqipërinë. Fotot në vijim tregojnë interesimin direkt të Ambasadorit Amerikan dhe studiuesve në ndërtimin e infrastruktures së parë të lumit të Tiranës sot e quajtur LANA. Ky projekt u realizua për të eleminuar epidemine e malarjes në popullsinë e Tiranës së asaj periudhe, që shkaktohej si pasojë e ndotjes së lumit (Rockefeller Archive Center, 1927).

 

 

 

Hackett, April 1 to June 30, 1933, Box 310, Series 1, Folder Title: 704 - Albania -A-Z, International Health Division, Rockefeller Archive Center.

 

 

 

 

Hackett, April 1 to June 30, 1933, Box 310, Series 1, Folder Title: 704 - Albania -A-Z, International Health Division, Rockefeller Archive Center.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Dr. Fatjona Lubonja Ed.D. është Fellow në “Zuckerman Brain & Mind Institute, Columbia University”, New York.

#fatjonalubonja

 

 

 

 

 

Share on Facebook
Share on Twitter
Please reload

Featured Posts

I'm busy working on my blog posts. Watch this space!

Please reload

Recent Posts
Please reload

Archive
Please reload

Search By Tags
Please reload

Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square
  • Grey Twitter Icon
  • Grey Instagram Icon
  • Grey Facebook Icon

© 2016 by FATJONA LUBONJA.