Shqiptarët dhe fenomeni i të mësuarit gjuhë të ndryshme.
Nga Fatjona R. Lubonja Ed.D
Edukim/Neuro-Shkence/Shkenca Aplikuese
Shqiptarët ndër vite kanë praktikuar një fenomen të përdorimit të gjuhëve të ndryshme, përfshij këtu gjuhën e lindur, gjuhët e mësuara gjatë rritjes dhe dialektet. Ky është një fenomen i rëndësishëm që kërkon reflektimin e një mendimi analizor, edhe pse thjeshtë mund të diskutohet si një hipotezë. Për më tepër popullsia shqip-folëse është një popullsi emigruese (INSTAT, 2018) që praktikon të mësuarit dhe përdorimin e gjuhëve të ndryshme. Kultura e të mësuarit të gjuhëve të ndryshme tek Shqiptaret është pothuajse një kulturë kolektive, praktike dhe e emancipuar. Kjo kulture duhet vazhdur edhe për shqiptarët që jetojnë jashtë vendlindjes. Të praktikuarit dhe të mësuarit e gjuhës Shqipe tek fëmijët, përveç gjuhës së lindur, është një faktor i rëndësishëm për zhvillimin e femijës. Fëmijët që u mësohen dy-gjuhë zhvillojnë aftësi për t'u përshtatur me ndryshimet e vazhdueshme dhe përpunojnë informacionin në mënyrë më efikase dhe adaptive me shpejt se sa fëmijët që mësojnë vetëm një-gjuhë (Bialystok, Craik, & Luk, 2012).
Aftësia për të mësuar dhe për të përdorur disa gjuhë është një fenomen i trurit (Hamrick, et al. 2018). Më thjesht mund të shpjegohet se gjuha e lindur nuk eleminohet apo harrohet për tu zëvëndësuar nga një gjuhë tjetër. Përsa i përket të mësuarit të gjuhës, truri praktikon sistemin egzistues të aktivitetit të qelizave nervore por gjithashtu krijon dhe aktivon edhe rrugëtime të tjera të qelizave nervore për gjuhë të ndryshme.
Gjithashtu, gjuha që flasim influencon lëvizjen e syve (Tanenhous, et, al. 1995), pasi disa fjalë në gjuhë të ndryshme kanë ngjashmëri në tingujt por nuk kanë kuptime të përbashkëta që në raste të veçanta krijojnë edhe memorje pamore. Përshembull, një individ që flet dy gjuhët, Shqip dhe Anglisht, kur i referohet fjalës në Anglish që tingullon ¨door¨ ¨open the [door]¨, gjithashtu gjen ngjashmëri në tingull me flalën shqip ¨dor/ë¨, ¨hape me [dor]¨. Pavarësisht se fjalët kanë kuptime të ndryshme por tinguj të përbashkët, ato kuptohen dhe memorizohen edhe nga ana vizuale dhe motorale me lëvizjen e syve, ku varet nga situata, i drejton sytë nga ¨dera¨ dhe nga ¨dora¨. Qysh në muajt e parë të zhvillimit foshnjet jane në gjëndje të identifikojnë prindin që praktikon dy-gjuhë nga ai një-gjuhë foles (Hernández M, et al, 2010).
Ç’farë rekomandohet duke u bazuar në studime?
Duke ju referuar ç’far diskutohet më sipër, mësimi dhe përdorimi i gjuhëve në mënyrë aktive është një faktor positive dhe i shëndetshëm për trurin dhe qelizat nervore. Komunikimi nëpërmjet gjuhësisë është një aktivitet komplex i trurit (Fedorenko, E., et al. 2011), por truri nuk bën diskriminime përsa i përket mudësisë për të mësuar gjuhë të ndryshme. Ato mund të mësohen në ç’do moshë. Për Shqiptarët mundësia për të përdorur më shumë se një gjuhë është një faktor pozitiv që mund të influencoj në shëndetin e tyre. Në përfundim, rekomandohet të praktikohet mësimi i gjuhëve tek fëmijët që në moshë të re, kur hidhen hapat e para gjatë proçesit të mësuarit të gjuhës komunikuese. Ky është një faktor shumë i rëndësishëm për zhvilluar plasticitetin dhe shëndetin e trurit.
*Fatjona Rama Lubonja mban titullin Dr. e Shkencave në Edukim, ka studiuar Neuro-Shkencë/Edukim dhe Behavior në Universiteti i Kolumbias (Columbia University) në New York dhe është specializuar në ABA (Applied Behavior Analysis) dhe Rehabilitimi Mendor. #fatjonalubonja
References:
Bialystok, E., Craik, F. I., & Luk, G. (2012). Bilingualism: consequences for mind and brain. Trends in cognitive sciences, 16(4), 240–250.https://doi.org/10.1016/j.tics.2012.03.001
Hamric, P., Lum, J., & Ullman , M., 2018. Child first language and adult second language are both tied to general-purpose learning systems. PNAS, 115 (7) 1487-1492. https://doi.org/10.1073/pnas.1713975115
Hernández M, et al. The impact of bilingualism on the executive control and orienting networks of attention. Bilingualism: Language and Cognition. 2010;13:315–325. [Google Scholar]
Fedorenko, E., Behr, K. M., & Kanwisher, N., (2011). Functional specificity for high-level linguistic processing in the human brain. PNAS. 108 (39) 16428-16433; https://doi.org/10.1073/pnas.1112937108
Tanenhaus, M., Spivey-Knowlton, M., Eberhard, K., & Sedivy, J. (1995). The interaction of visual and linguistic information in spoken language comprehension.Science, 268, 1632–1634.
Comments