top of page

Roli i ambasadorit amerikan Herman Berstein në shëndetësinë shqiptare.

SHBA nga 1926 në 1936 hulumtime dhe investime në shëndetësinë dhe infrastrukturën Shqiptare. (Pjesa e dyte)

.

Nga Dr. Fatjona Lubonja, Ed.D–

Duke ju referuar artikullit të publikuar disa kohë më parë në Opinion (https://opinion.al/shba-nga-1926-ne-1936-hulumtime-dhe-investime-ne-shendetesine-shqiptare/) mbi historinë e humultimeve gjatë, viteve 1926-1936 ky artikull është një vazhdim i një sërë shkrimesh me kontekst historik. Është e rëndësishme të theksohet ky moment historik ku midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka patur një bashkpunim të mirëfilltë me karakter humultues studimor. Ky bashkëpunim solli ndryshime dhe përmirsime direkte në shëndetësinë shqiptare, ndërtimi e sistemit humultues së parë në historinë e shëndetësisë epidemologjike dhe studimore, gjithashtu edhe disa projekte të rendesishme në infrasturkturë.

Duke ju referuar dokumentacionit të studimeve historike (Rockefeller Archive Center, 1930), bashkëpunimi midis dy shteteve ka qënë aktiv dhe mund të ketë qënë iniciativa më e madhe e bërë historikisht në Shqipëri nga Shtete e Bashkuara të Amerikës. Gjatë asaj periudhe, në Shqipëri kanë qënë të pranishëm dy nga studiuesit e nderuar Amerikan Dr. Hackett (Harvard University 1914), Dr. Russell (Columbia University 1893), dhe F. W Knipe inxhinieri rezident në Fondacionin Rockefeller të cilët ishin figura shumë të njohura në fushën studimore ndërkombëtare në eleminimin e epidemise së malarjes në Evrope, duke mos lënë mënjanë dhe vëndet e Ballkanit.

Gjithsesi, është e rëndësishme të theksohet se përgjate asaj periudhe një rol të rëndësishëm ka luajtur dhe Ambasadori Herman Bernstein, USA Ministër në Shqipëri në vitet 1930-1933 (YIVO Archives, RG 713) . Pergjatë asaj periudhe, Shqipëria gjëndej në momente të vështira ekonomike si pasojë e formimit të shtetit të ri dhe më vonë tranzicionin e politikes nga parlamentare në monarki (Arkiva e Shtetit, 1927-1930).

Ambasadori Herman Berstein luati një rol pozitiv dhe tregoi interes në këtë investim dhe ndihmë humanitare për Shqipërinë. Fotot në vijim tregojnë interesimin direkt të Ambasadorit Amerikan dhe studiuesve në ndërtimin e infrastruktures së parë të lumit të Tiranës sot e quajtur LANA. Ky projekt u realizua për të eleminuar epidemine e malarjes në popullsinë e Tiranës së asaj periudhe, që shkaktohej si pasojë e ndotjes së lumit (Rockefeller Archive Center, 1927).

Hackett, April 1 to June 30, 1933, Box 310, Series 1, Folder Title: 704 - Albania -A-Z, International Health Division, Rockefeller Archive Center.

Hackett, April 1 to June 30, 1933, Box 310, Series 1, Folder Title: 704 - Albania -A-Z, International Health Division, Rockefeller Archive Center.

Dr. Fatjona Lubonja Ed.D. është Fellow në “Zuckerman Brain & Mind Institute, Columbia University”, New York.

Featured Posts
Check back soon
Once posts are published, you’ll see them here.
Recent Posts
Archive
Search By Tags
Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square
bottom of page